Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme për mediat, lidhur me zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.
Ai deklaroi se kryetarin e ri do ta zgjedhin anëtarët e PD-së, ndërsa nuk përjashtoi kandidimin e tij në garë.
“Kryetarin e ri do ta zgjedhin anëtarët e PD, mes disa kandidaturave. Padiskutim, do të jem pjesë e garës. Një nga momentet më të veçanta të kësaj konference është rikthimi im, jo si kryetar, por në rrugë e sipër.”- u shpreh Berisha.
Ai shtoi: “Jam i vendosur nëse do anëtarësia e PD, por të jemi realist, nëse rikthehem pak këto dy muajt e fundit, ju keni parë edhe në polle po edhe në salla, lakminë e madhe, dëshirën e madhe të shqiptarëve që unë të rikthehem. Cilido që mund të konkurojë është i mirëpritur, por ata qindra mijëra njerëz që presin.
Ishin mbi 530 mijë shqiptarë që e mbështesin, por me vendimin e ish kryetarit, zbritëm në nshifrat më katastrofale. Ky rikthim është një thirrje e brendshme e shqiptarëve. Rikthimet kanë qenë suksese të garantuara.”
I pyetur nga gazetarët, ai ka refuzuar që të tregojë se për kë ka votuar në zgjedhjet e korrikut për kryetar të ri të PD-së.
“Top Secret” – tha ai.
Kujtojmë se në garë ishin Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Hardhi.