Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka themeluar një organizatë anetiamerikane.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e mbajtur për mediet, Basha u shpreh se “regjimi” i Edi Ramës nuk mund të përmbyset me një person të shpallur “non grata” nga SHBA.
“Është një proces politik shprese, një proces politike vërtetësie. Është një proces që është i destinuar të përfundojë me sukses jo vetëm me fitoren e PD, regjimi do të mposhtet jo me një person non grata, por me një parti nën krah të shqiptarëve dhe të SHBA.
Sali Berisha është tubi i vetëm që mban në këmbë këtë regjim. Në vend që të merremi sot me hallin e përmbytjeve në vend që të merremi sot me hallin e shqiptarëve. Në vend që të merremi me këto detyra, duhet të merremi me tollovite e Seli Berishës, këtë nuk ja fal as vetes, Sali Berisha është bërë një barë për demokratet. Është një tub oksigjeni i Edi Ramës dhe është bërë pengesë për betejën tonë. Berisha ka themeluar një organizatë antiamerikane.”- tha Basha.