Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Pas Berishës do shpallet non grata edhe Rama me Metën


Gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarët Lulzim Basha deklaroi se pas Sali Berishës do shpallen non grata edhe Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Basha theksoi se nuk ka konkurrencë mes tij dhe Berishës.

Me Berishën po konkurrojnë me sukses dy brinjë të tjerë të Trekëndëshit të Bermudës për tu shpallur non-grata. Ky është edhe meraku i Ramës. Ai Sali Berishën e tundte. Po ashtu edhe Ilir Metën, sepse ato mbanin njëri-tjetrin. Konkurrencën e kanë me njëri-tjetrin. Ndoshta dikush duhet tjetër duhet të ishte shpallur i pari non-grata. Sa më shpejt t’i heqim qafe aq më mirë do të jetë. Nuk ka konkurrencë mes meje dhe Berishës. Por deri tani ‘non grata’ është Berisha , kjo nuk më jep kënaqësi, por ky është vetëm fillimi. Unë kur kam marrë përgjegjësinë e PD-së. Këtyre kur u leverdis thonë ky është diktator, kur nuk u leverdis thonë fle gjumë. Sa i përket diktatorit është qesharake. PD nën drejtimin kam jetësuar në statut zbatimin e konkurrencës së brendshme, të shpërndarjes së pushteteve”, tha ndër të tjera kryedemokrati Basha.