Ish-nëndrejtori i përgjithshëm i policisë, Agron Kuliçaj ka reaguar pas deklaratave të Kreut të PD-së, Lulzim Basha se ka kërcënuar deputetët e PD-së.
Kuliçaj mohon akuzat dhe thotë se nuk ka komunikuar me asnjë dhe s’ka kërcënuar asnjë deputet duke kërkuar nga deputetët të bëjnë publike komunikimet.
Më tej Kuliçi thotë se përdorimi i emrit të tij nuk e shpëton Bashën politikisht.
“Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha. As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet, dhe ftoj çdo deputet të bëjë publike komunikimet. Mbas 8 vitesh në opozitë Basha ka humbur besimin e demokratëve. Përdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e as nuk e shpëton politikisht.”- shprehet Kuliçaj.