Vendosni fjalën kyçe....

Vaksina e re vret qelizat ‘zombie’ që shkaktojnë plakje – Studimi në Japoni


Shkencëtarët japonezë kanë zhvilluar një vaksinë për të synuar të ashtuquajturat qeliza ‘zombie’ që grumbullohen me kalimin e kohës dhe dëmtojnë qelizat e shëndetshme. Këto qeliza mendohet se janë përgjegjëse për një sërë sëmundjesh të lidhura me moshën, si sëmundjet e zemrës etj.

Hulumtimi, i publikuar në versionin online të revistës Nature Aging, zbuloi një pakëësim të numrit të qelizave ‘zombie’,  të njohura klinikisht si qeliza të vjetra, te minjtë të cilëve iu bë vaksina. Efekti u pa edhe në zonat e trupave që ishin prekur nga ngurtësimi i arterieve.

Qelizat e vjetra njihen gjerësisht si qeliza ‘zombie’ pasi ato ndalojnë së ndari si qelizat normale, por nuk vdesin. Ato fillojnë si qeliza normale, por pasi përjetojnë një ngjarje stresi, si p.sh. dëmtimi i ADN-së së tyre ose infektimi me një virus, ata hyjnë në një gjendje vegjetimi në vend që të vdesin.

Ndërsa grumbullohen në trup, këto qeliza dëmtojnë qelizat e shëndetshme fqinje duke çliruar kimikate që shkaktojnë inflamacion. Me kalimin e kohës, ato lehtësojnë procesin e plakjes dhe krijojnë kushtet për një sërë gjendjesh mjekësore, duke përfshirë diabetin, osteoporozën, sëmundjen e Alzheimerit, zmadhimin e zemrës, problemet me veshkat, arteriet e bllokuara dhe humbjen e muskujve të lidhur me moshën.