Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit: Injoroni urdhrat e Bashës  për shkarkimin e sekretarëve


Komisioni i Rithemelimit të PD-së i krijuar në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha ka reaguar pas shkarkimit të sekretarëve të degëve të PD-së në disa rrethe me vendime të marra në Këshillin Kombëtar të datës 12 dhjetor.

Komisioni në deklaratën e lëshuar kërkon mos respektimin e urdhrit të Lulzim Bashës dhe të injorojnë njoftimet.

Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD!

Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike”– thuhet në deklaratën e këtij komisioni.