Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar se për shkak të punimeve në Unazën e Re ka ngarkesë në qarkullim nga “Astiri” në drejtim të pallatit me shigjeta.
Përmes këtij njoftimi, uniformat blu u kërkojnë shoferëve që të përdorin rrugë alternative.
“Për shkak të punimeve, në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë.
Policia Rrugore e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin edhe rrugë të tjera alternative.”- thuhet në njoftim.