Vendosni fjalën kyçe....

Pendarovski gjatë vizitës në Kosovë: Kam rezerva për Ballkanin e Hapur, s’mund të ketë sukses vetëm me tre shtete


Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses, përderisa në të nuk janë të përfshira të gjitha vendet.

Ai e bëri deklaratën gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen Osmani, gjatë vizitëës zyrtare në Kosovë, shkruan Koha. Pendarovski tha ndër të tjera se e ka parë me dyshim këtë nismë që kur ka nisur në vitin 2019.

“T’ju rikujtoj se qëkur nisi si iniciativë më 2019, unë isha politikani i parë që shpreha rezerva. Kësaj iniciative i mungon diçka, në vend se të jenë gjashtë shtetet, janë vetëm tre. Derisa kjo iniciativë nuk i përfshin të gjitha shtetet nuk do të suksese. Qëndrimi im është se mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësim tregtar e ekonomik, por jo politik. Mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berlinit, por jo ta zëvendësojë atë. Procesi i Berlinit është iniciativë që ka institucione, ka resurse që Ballkani i Hapur nuk i ka.” – tha Pendarovski.

Ballkani i Hapur është iniciativë rajonale e Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë e kanë refuzuar Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.