Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton paralajmëron: Nëse Trump zgjidhet president në vitin 2024, demokracia vdes përfundimisht


Hillary Clinton ka paralajmëruar se demokracia amerikane mund të mos mbijetojë nëse Donald Trump zgjidhet edhe për katër vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë nëse kandidon në zgjedhjet e vitit 2024.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit dhe kandidatja demokrate në zgjedhjet e vitit 2016 i ndau shqetësimet e saj në një intervistë me Willie Geist të NBC-së. Klinton pohoi se nëse Trump ‘ose dikush i ngjashëm me të do të zgjidhej edhe një herë president, dhe veçanërisht nëse ai do të kishte një kongres që do miratonte dekretet e tij, SHBA-ja nuk do njihgej më.’ Ajo shtoi se një fitore e Trump në 2024 ‘mund të jetë fundi i demokracisë sonë’.

Në të njëjtën intervistë, Clinton pranoi se nuk kishte përgatitur një fjalim humbjeje në vitin 2016, duke e përshkruar fitoren e Trump si një ‘humbje të madhe, jo vetëm për mua, por për vendin tonë’.

Trump, nga ana e tij, e bëri të qartë muajin e kaluar se ai ‘me siguri po mendonte’ për të kandiduar për president në vitin 2024, duke shtuar se mund të bënte një njoftim pas zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022, të cilat do të vendosin përbërjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe pjesërisht Senatit.