Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Lefter Kokës: Nuk mban ai përgjegjësi për impiantin e Elbasanit, fillimi i procesit qe politik


Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të lënë ish-ministrin e Mjedisit në burg, ka folur në një prononcim për mediet avokati i tij, Fatmir Braka.

Avokati deklaroi se nuk është normale që ish-ministri Lefter Koka të jetë person nën hetim, ndërsa e konsideroi procesin politik. Braka theksoi se Koka nuk mban përgjegjësi për impiantin e Elbasanit.

“Lefter Koka është krejtësisht i pafajshëm. Paa ai akuzohet por shpërdorim detyre si ish-ministër, por e konfirmoj se në të vërtetë s’ka asnjë përgjegjësi në lidhje me procedurat për impiantin e Elbasanit.

Nuk u fol për përgjegjësi të tjerëve, por Koka nuk ka përgjegjësi për impiantin e Elbasanit i cili i është dorëzuar në fillim të janarit, prandaj s’ka përgjegjësi. 

Ai as nuk aludon dhe as pretendon të ketë përgjegjësi asnjë tjetër.

E vërteta është që ai akuzohet për shpërdorim detyre, kur gjithë procedura, gjithë korrespondenca, që ai paraqiti sot është që aty nuk ka asnjë përgjegjësi.

Nuk u tha sot nga prokuroria që ka marrë 3.7 milionë euro, përkundrazi dhe për korrupsionin që flitet, duhet provuar që është bërë ky korrupsion. Edhe sot u morëm me veprën penale të shpërdorimit të detyrës si ministër. Nuk ka përgjegjësi Koka si ministër.

Nuk është normale që Lefter Koka të jetë person nën hetim, nuk është pyetur asnjëherë.

Fillimi i këtij procesi ka qenë politik dhe sot e mora vesh që është bërë dhe një shtojcë nga LSI. Pra, është momenti politik që ka ndikuar.

Sa i përket pyetjes që bëtë ju, nuk është normale që një person, aq më pak një ish-ministër, ish-deputet, të merret befas nën hetim e të arrestohet, kur nuk është pyetur asnjëherë. Ai u gjet dje në banesë, biles i priti oficerët.

Nuk është absolutisht normale që ish-ministri të merret i arrestuar. Kallëzimi është politik. Vendimi do na vihet në dispozicion dhe ne do bëjmë ankimimet tona në Gjykatë të Apelit.”– deklaroi Braka.

GJKKO vendosi pak më herët masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Kokën, i cili u arrestua dy ditë më parë nga SPAK lidhur me atë që konsiderohet si afera korruptive e inceneratorit të Elbasanit.