Pas njoftimit të Policisë për arrestimin e tij, mediet në Kosovë kanë raportuar se është liruar pas disa orësh reperi shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy.
Klan Kosova shkruante se Noizy ishte arrestuar në pikën kufitare në Vermicë, mbrëmjen e kaluar, pasi ndaj tij kishte pasur një urdhër-arresti.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti shprehej më herët se ndalimi i reperit është bërë me urdhër të gjykatës.
“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale.”- u shpreh Ahmeti.