Vendosni fjalën kyçe....

Trashëgimtarja e fronit në Holandë festoi 18-vjetorin, familja mbretërore kërkon falje për Festën në kohë pandemie


Mbreti Willem-Alexander dhe princeshë Amalia

Familja mbretërore holandeze thotë se është penduar për festën e ditëlindjes së trashëgimtares së fronit, në një kohë kur ka një rritje të dukshme të rasteve me Covid-19 në vend.

Siç shkruan BBC, 21 të ftuar të cilët ishin të gjithë të vaksinuar dhe të testuar, morën pjesë në festën e ditëlindjes së 18-të të Princeshës Amalia në kopshtet e pallatit të shtunën e kaluar.

Sipas familjes mbretërore, të ftuarve iu kërkua gjithashtu të respektonin distancimin social.

Por pas shumë kritikash mbreti Willem-Alexander më vonë i pranoi kryeministrit Mark Rutte se festa e së bijës nuk ishte e përshtatshme.

“Mbreti më informoi se pas reflektimit nuk ishte një ide e mirë organizimi i mbledhjes”– shkroi Rutte në një letër drejtuar parlamentit.

“Familja u përpoq të zbatonte me përgjegjësi rregullat e koronavirusit me këtë mbledhje në natyrë dhe duke marrë masa paraprake.”- kryeministri Rutte.

Princesha Amalia mbushi 18 vjeç më 7 dhjetor dhe festa e vogël kishte për qëllim të shënonte ngjitjen e saj zyrtare si trashëgimtare e babait të saj.

Festa u mbajt në kopshtet prapa rezidencës së familjes mbretërore në pallatin Huis ten Bosch në Hagë.