Vendosni fjalën kyçe....

Shikueshmëria e Lulzim Bashës alarmon kundërshtarët e tij politikë


Rrjetet sociale po ziejnë për shikueshmërinë e lartë të Lulzim Bashës gjatë ditës së sotme në “Facebook”.

Kundërshtarët e Bashës në Partinë Demokratike dhe ata në Lëvizjen Socialiste për Integrim janë përpjekur që të relatvizojnë shikueshmërinë e kryedemokratit duke hedhur dyshime për doktorimin e ndjekësve.

Në momentin e videos drejtpërdrejt në Facebook është e vështirë të vërtetosh nëse ndjekësit janë të vërtetë apo ajo.

Por fakt mbetet që mundësia e rritjes së shikueshmërisë dhe popullaritetit të Bashës është problem themelor që i shqetëson më shumë kundërshtarët e tij.

Basha u akuzua për shikueshmërinë pasi gjatë momentit të reklamave shikueshmëria e tij mbetej e lartë por kjo gjë nëse shihet në vijueshmëri duhet të theksohet se ka një rënia nga momenti i debatit në momentin kur shkohet në reklama në emisionin “Open”.

Shifrat vihen re që bien nga rreth 13-14 mijë në momentin e debatit në 6.5 mijë në momentin e reklamave.

Një element për shikueshmërinë në debatin e sotëm të kryedemokratit është numri i lartë i komenteve dhe shpërndarjeve ku shifrat kapin mbi 6 mijë komente.

Kjo shikueshmëri e lartë e Bashës ka bërë që të alarmohen pasi në të njëjtën kohë Sali Berisha ka qenë drejtpërdrejt dhe ka arritur në momentin më të lartë në mbi 5 mijë shikues.

Në debat mbi shikueshmërin kanë ndërhyrë edhe ekspertë të Teknologjisë së Informacionit që janë përpjekur të gjejnë diferenca si kjo në foton e mëposhtme. /Hashtag.al