Vendosni fjalën kyçe....

“Është vetëvrarë” – Mbyllet zyrtarisht dosja e Kostandin Kacifas


Gjykata e Gjirokastrës ka pushur zyrtarisht çështjen e vdekjes së ekstremistit grek, Kostandin Kacifas, në fshatin Bularat.

Sipas “Balkanweb”, më datë 13 dhjetor, gjyqtarja Suela Dashi vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka, për pushimin e hetimeve të regjistruara lidhur me vdekjen e ekstremistit grek, Kostandin Kacifas në 28 Tetor 2018

Gjatë kësaj seance, se ka qenë i pranishëm dhe babai i Kostandin Kacifasit, Jani Kacifas.

Sikurse bëhet me dije, ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë, ka arritur në përfundimin se dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues, çka flet për vetëvrasje duke përjashtuar zyrtarisht ekzekutimin e ekstremistit nga forcat policore RENEA.

Sipas ekspertëve mjeko ligjorë, viktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa. Në pjesën e hyrjes, evidentohen faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës.

Me këtë ekspertizë përjashtohet dyshimi se Kacifas është vrarë nga forcat RENEA, por se ai ka vrarë veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 tetor 2018, ku 35-vjeçari Kacifa qëlloi më armë automatike ndaj një patrulle policie në fshatin Bularat. Më pas ai u largua në drejtim të një kodre pranë fshatit, ku u rrethua nga Forcat Renea.

Pas disa orësh shkëmbimi zjarri me policinë, i riu humbi jetën.