Vendosni fjalën kyçe....

Të mbledhësh plehrat në Nju Jork mund të ‘t’i mbushë mirë xhepat’, pagat shkojnë deri në 300 mijë dollarë në vit  


Pagat e disa punonjësve të kanalizimeve të qytetit të Nju Jorkut kanë arritur në 300,000 dollarë për shkak të mungesës së personelit dhe pagave masive jashtë orarit, të cilat një zëdhënës i shoqëroi pjesërisht me pandeminë Covid-19.

Mbi 90 mbledhës të mbeturinave dhe të tjerë që punojnë për Departamentin Sanitar të qytetit po shohin një fitim masiv të papritur këtë vit falë kompensimit gjashtëshifror jashtë orarit, sipas një raporti nga New York Post.

Një përfaqësues i departamentit tha se pagesat kryesore të qytetit janë rezultat i mungesës së stafit, pandemisë Covid-19 dhe stuhive masive të borës që godasin qytetin. Një mbikëqyrës i Bronksit i përmendur në raport fitoi mbi 170,000 dollarë jashtë orarit, duke e çuar pagën e tij në gati 300,000 dollarë në vit.

Ai ka punuar për qytetin që nga viti 2000. Një mbikëqyrës tjetër nga Brooklyn, thuhet se fitoi mbi 160,000 dollarë paga jashtë orarit, duke e çuar totalin e tij për vitin në afro 300,000 dollarë.

Komisioneri i Departamentit Sanitar ka një pagë bazë prej 243,000 dollarësh në vit. Sipas qendrës së mendimit ‘Empire Center for Public Policy’, rritja e pagës jashtë orarit për Departamentin Sanitar (nga 151 milionë dollarë për vitin fiskal 2020 në 283 milionë dollarë vitin e kaluar) është rritja më e lartë për çdo departament të qytetit.