Vendosni fjalën kyçe....

Berisha zbulon orën e protestës të së hënës: Sot ditë historike për PD-në, Lul brava do ketë të njëjtin fund me Edi Ramën


Ish-kryeministri Berisha e ka quajtur historike ditën e sotme për lirinë në PD.

Pasi hodhi votën në referendumin për shkarkimin e kreut të PD-së Basha, ai tha se në çdo lëvizje që bën ky i fundit e merr skenarin nga Edi Rama dhe premtoi se do kenë të njëjtin fund bashkë me të.

“E sotmja është një ditë historike për lirinë në PD. Lëvizja ka sjellë entuziazëm, shpresë të madhe dhe besim në rritje në rininë dhe të gjitha shtresat e tjera të popullsisë. Shihni krahun tjetër si po shëmtohet çdo ditë e më shumë me aktet e veta. Ato që bën Lul Brava e merr si skenar nga kreu i Meduzës. U jap fjalën se do kenë të njëjtin fund e të njëtin fat. Ditën e hënë ora 16:00 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojte të interesit kombëtar. Kundër vjedhjes së 430 milionë eurove që kreu i Meduzës kërkon t’i fshehë pas një vjedhjeje 3.5 milionë eurosh. Sot kemi një miting të shoqatës Brava-Bardhi.” – tha Berisha.