Nënkryetari i PD-së, Alibeaj, ka thënë pak minuta para nisjes së Kuvendit Kombëtar se një nga propozimet më të rëndësishme që do bëhet është ngritja e një strukture re partnere që do quhet Aleanca e Qytetarëve për Demokraci. Sipas tij, ajo do shërbejë si një urë e re komunikimi me shoqërinë.
“Rendi i ditës është përcaktuar në mbledhjen e Kryesisë, që ka detajuar edhe propozimet, një nga më të rëndësishme një strukturë e re partnere e PD Aleanca e Qytetarëve për Demokraci që do të bëjë të mundur krijimin e një urë komunikimi me shoqërinë. Do të jetë një instrument që jo vetëm do japë sugjerime, por do shohë më kritikë cdo lloj aksioni politik e që do ndihmojë në optimizmin e partisë.” – tha Alibeaj.
Ai shtoi më tej se lufta ndaj korrupsionit duhet të nisë nga vetja teksa theksoi se propozimi për përjashtimin nga strukturat e partisë të personave që shpallen non grata është i moralshëm dhe i sinqertë.
Lidhur me referendumin që po zhvillohet paralelisht për shkarkimin e kreut të PD-së Basha, Alibeaj tha se Kuvendi Kombëtar i PD-së është ai që do nisë dhe se demokratët janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve.
“Nuk duhet të jetë një lojë banale numrash. Serioziteti mbi të gjitha. Ky është eventi i PD, i ngritur sipas rregullave, organizuar sipas rregullave. Demokratët janë këtu, por mbi të gjitha ajo cfarë është e rëndësishme, këtu në këtë sallë diskutohet e ardhmja e PD, e moralit politik të një force që sheh nga e ardhmja. A do marr PD përsipër sfidat reale, do jetë krah SHBA, sfidën kundër luftës ndaj korrupsionit? Lëvizje të tilla ekstra isntitucionale dhe ekstra-staturore mund të ketë dhe në të ardhmen.” – shtoi Alibeaj.