Vendosni fjalën kyçe....

Inflacioni i BE-së rritet në nivelin më të lartë të 30 viteve


Inflacioni vjetor i konsumatorit në 19 shtete të BE-së u rrit muajin e kaluar në një rekord prej 4.9% nga 4.1% një muaj më parë, tregojnë të dhënat nga agjencia evropiane statistikore Eurostat.

Një rritje çmimi në këtë shkallë është regjistruar për herë të fundit në bllok në korrik 1991.

Shifra, megjithatë, ishte në përputhje me parashikimin e analistëve të Daily FX dhe vlerësimin paraprak të tyre.

Rritja është një hap gjigant nga viti i kaluar, kur Evropa regjistroi një deflacion prej 0.3%.  Vetëm në muajin nëntor, çmimet e konsumit në eurozonë u rritën me 0.4%. Inflacioni bazë vjetor, i cili përjashton kostot e paqëndrueshme për energjinë dhe ushqimin e papërpunuar, gjithashtu u rrit në 2.6% nga 2% muajin e kaluar.

Ekspertët thonë se çmimet më të larta të energjisë dhe ndërprerjet e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit janë shtytësit kryesorë të rritjes së çmimeve, duke ngadalësuar ndjeshëm rimëkëmbjen ekonomike të BE-së pas pandemisë.