Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat e Sali Berishës se kishte dërguar RENEA-n për të ndihmuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Rama thotë se nuk ka asnjë punë mes “dy kufomave politike” që kanë futur PD—në në inceneratorin e mërzisë së tyre.
Ai thotë që as policia nuk ka asnjë lidhje me ç’po ndodh në PD. Kryeministri në fund shpreh keqardhje për demokratët e thjeshtë.
“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”-shkruan Rama në Twitter.