Vendosni fjalën kyçe....

Berisha bën montazh fotot e gardistëve dhe i “mbivendos” ne SHQUP


Ish-kryeministri Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook një fotomontazh me një mesazh drejtuar kryeministrit Rama.

Në fotomontazh janë bashkuar dy fotografi. Në foton sipër tregohen punonjës të Grdës së Republikës që qëndrojnë sipër kryeministrisë gjatë ditës duke mbikëqyrur sipas të gjitha gjasave ndonjë nga protestat e opozitës.

Në tjetrën poshtë duken hijet e dia personave që qëndrojnë sipas godinës së PD-së, e njohur ndryshe si ish-SHQUP.

Berisha pati një mesazh të ngjashëm edhe mbrëmjen e djeshme pas mbërritjes në godinën e PD-së. Teksa komentonte referendumin e thirrur prej tij, ai tha se mbi godinë qëndronin oficerë policie e të gardës që po ruanin kreun e PD-së, Basha.

Pas kësaj, Policia e Shtetit bëri një deklartatë zyrtare ku theksoi se nuk është përfshirë në debatin e brendshëm të asnjë partie politike dhe se nuk ka pasur asnjë oficer në territorin e PD-së.

“Edvin larg duart nga selia e PD! Ky nuk eshte repart ushtarak por eshte Selia e Partise Demokratike!

MiqNe nje akt te pashembullt, Kreu i Meduzes, armiqesor absolut ndaj Partise Demokratike, pushton me narkobandite me uniforme Seline e Partise Demokratike! Sb” – shkruan Berisha në postimin e tij.