Vendosni fjalën kyçe....

Afera e inceneratorëve/ Tabaku: Të lirë janë Ahmetaj e Gjiknuri, Sejdini, Subashi e Veliaj, SPAK të mos mjaftohet me Kokën


Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar që pas hekurave për aferën e incineratorëve të vihen edhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ish-ministri Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakët Armando Subashi, Erion Veliaj dhe ish-kreu i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdinaj.

Tabaku thekson se Grupi i Strukturuar Kriminal ka pasur për qendër operacionale institucionet e qeverisë shqiptare.

Hetoni Grupin e Strukturuar Kriminal pas Inceneratorëve!

Afera e inceneratorëve nuk është një aferë kriminale mes dy individëve.

Përkundrazi ajo është një aferë kriminale e organizuar dhe zbatuar nga një Grup i Strukturuar Kriminal që ka pasur për qendër operacionale institucionet e qeverisë shqiptare.

Sot kemi vetëm një të arrestuar që ka qenë pjesë e këtij Grupi të Strukturuar Kriminal.

Ndërkohë që kemi së paku 2 ish ministra, Ahmetaj dhe Gjiknuri, që gjezdisin të lirë ndonëse kanë përgjegjësi.

Të lirë vazhdojnë të jenë Stela Gugallja, bashkëshorti i saj Klodian Mërtiri dhe Klodian Zoto pasi ato janë lajmëruar më herët për këto arrestime dhe janë zhdukur.

Të lirë vazhdojnë të jenë edhe Qazim Sejdini i Elbasanit, Armando Subashi i Fierit dhe mbi të gjitha Erion Veliaj i inceneratorit të Tiranës.

Së fundi, por jo nga rëndësia, i lirë mbetet edhe njerëzit kyç të gjithë kësaj afere kriminale, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi dhe Edi Rama.

Ne nuk tërhiqemi nga hetimi i plotë i kësaj afere kriminale për tia sqaruar shqiptarëve si janë vjedhur.

Javën që nis Komisioni Hetimor i Inceneratorëve mblidhet për të miratuar planin e hetimit dhe nisur shkresat e radhës!

SPAK mos të mjaftohet me Lefter Kokën që nuk është koka por bishti!”-shkruan Tabaku.