Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca pas mbledhjes së qeverisë ka deklaruar se është miratuar nënshkrimi i një marrëveshje në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Marrëveshja njeh bashkëpunimin në fushën e veterinarisë ku njihen certifikatat fitosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe laboratorët e akridetuar.
“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar mbrojtjen e territoreve nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë.
Njihen për herë të parë certifikatat fitosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe laboratorët e akredituar duke hequr një kosto të shtuar për bizneset. Duke adresuar një shqetësim që biznesi ka pasur. Duke kryer kontrolle në doganën më të afërt të destinacionit. Marrëveshja nënkupton edhe shkëmbim informacionesh në kohë reale për të siguruar shkëmbimin e produkteve”-tha Krifca.