Gazment Bardhi në konferencën e sotm e për mediet, ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha, nuk i ka pasur delegatët në Kuvendin e 11 dhjetorit, por sipas tij ka marrë kandidatë nga partia e Jozefina Topallit dhe ajo e Tom Doshit për të plotësuar numrat.
Po ashtu ai tha se një kryetar i degës së LSI-së në Divjakë ka votuar me një kartë të PD-së të vitit 92, për referendumin e Berishës që u mbajt paralelisht me Kuvendin e PD-së të thirrur nga Basha.
“Për të ashtuquajturin referendum nuk ka asnjë të dhënë kush ka votuar dhe si ka votuar. Mund t’ju them se ka votuar një kryetar i LSI në Qarkun e Fierit. Në 92-shin ka qenë anëtar, në këtë kohë ka ndërruar disa parti, por ka shkuar të votojë me kartën e 92-shit, megjithëse është kryetar i LSI për Divjakën. Partia ka rregulla të qarta në statut kush quhet anëtar. Në dijeni tuaj, kanë votuar edhe drejtorë të emëruar nga Edi Rama, që kanë hequr demokratë nga puna. Në 18 dhjetor ka patur vetëm 1 aktivitet politik të PD, Kuvendi Kombëtar. Të tjerat janë aktivitete private, që bëjnë listat e tyre, sipas dëshirës së tyre. Në Kuvendin e Sali Berishës të mbajtur më 11 dhjetor ishin ulur si delegatë kandidatët e Jozefina Topallit dhe Tom Doshit.
Si i vërtetuat ju? Si e shpjegoni ju se kryetarja e Bashkisë Shkodër shkon dhe nuk e gjen emrin në listë dhe nënkryetarja e degës së Shkodër, dhe del para kamerave dhe bën përgjegjës të Lulzim Bashës. Ato s’janë lista të anëtarëve të PD, se ndaj skanë lidhje. Se di askush. Statuti i PD ka rregulla të qarta mbi anëtarët që kanë të drejtë vote. Nëse ke teser të marrë në vitin 2000 por ndërkohë nga 2005 ke qen drejtor i PS dhe merr pjesë në mbledhjet e PS dhe s’voton më për PD, e humb të drejtën e votës në PD, Ka rregulla. Do të duhet të marrësh pjesë në mbledhjen, të paktën për 6 muajt e fundit. nëse s’merr pjesë, s’ke të drejtë vote. Kështu thotë statuti.
S’ke të drejtë vote nëse nuk ke qenë pjesë e mbledhjeve. Ndaj ka institucione partia që këto lloj rekordesh regjistrohen. Ne çdo vit kemi proces verifikimi të partisë. Mund të jenë anëtar të LSI apo i partisë së Tom Doshit. Kanë qenë drejtor që kanë hedhur nga puna demokratet. Asnjë e dhënë e disponuar nga PD nuk i është vënë në dispozicion askujt. Nëse kanë pasur lista për shkak të funksioneve para 10 viteve në PD, dhe i nxjerrin në referendum, them se Statuti ka rregulla. Do më thoni ju se; kush po pyet për statut? Një grupim i vogël brenda PD e ka flakur tutje statutin dhe thotë; rregulli jam unë dhe e vendos unë!”- tha Bardhi.