Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi: Lista e anëtarësisë nuk do publikohet, janë të dhëna personale, publike vetëm lista e Këshillit Kombëtar


Në Konferencën e sotme për mediet, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi doli për të bërë transparencë mbi 5004 delegatët që morën pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Një nga gazetarët e pyeti Bardhin nëse do i japin edhe gazetarëve një kopje të listave të anëtarësisë, që ata të verifikonin deleatët, por ai e mohoi këtë duke thënë se PD nuk shpërndan lista.

 “Nuk do ua jap, sepse PD është institucion, nuk shpërndan lista, nuk nxjerr në Lanë e në rrugë lista, dhe as shumëfishon lista. Ne po bëjmë transparencë të plotë të emrave dhe ju si gazetarë të ketni mundësi të na tregoni se çfarë u bë kështu, pra pse kaluam ngakasaforta tek bu keri në stadium.

Boll i kemi lodhur demokratët. Tani demokratët do të punojnë për demokratët. Ka mbaruar ajo kohë. Tani kjo parti ka vetëm një interes, atë të demokratëve. Pengmarrja e kësaj partie për interesa financiare të njërit apo tjetrit ka marrë fund. Pengmarrja e kësaj partie për halle personale ka marrë fund. Kemi përgjegjësi dhe detyrim ndaj ish-pronarëve për t’iu dhënë pronat, ndaj ish të përndjekurve për t’iu dhënë dëmshpërblimin.”- u shpreh Bardhi.

Bardhi ka theksuar se lista e anëtarësisë nuk do të bëhet publike, për të ruajtur të dhënat e tyre personale.

E vetmja listë që do të jetë publike sipas tij do të jetë lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, pasi ato janë persona me funksione zyrtare në parti dhe nuk është problem publikimi.

“Listën e anëtarësisë nuk do e vëmë në dispozicion, pasi ka të dhëna sensitive, ajo që do ju vëmë në dispoziocion është lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, ne nuk do të publikojmë rastet që na kanë kërkuar që për ç%shtje personale dhe pune të mos bëhen publike. Ndërsa lista e anëtarësisë që janë të regjistruara në sistem, dhe u cënohen të dhënat do të thotë se t’i kryen një krim. Të dhënat e anëtarëve të PD-së i janë besuar PD-së dhe nuk mund të vjedhësh këto të dhëna dhe t’i publikosh kafeneve. Ndësa pjesa tjetër janë zyrtare partie dhe patjetër që nuk kanë frikë dhe ndihen krenarë që janë anëtarë të PD-së.”- është shprehur ai.