Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e protestës përpara Kryeministrisë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë.
Në këto foto shihet atmosfera në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe përpara Kryeministrisë, ndërkohë që pritet të nisë. Në Bulevard, përpara Kryeministrisë është duke u bërë gati skena dhe podiumi ku do të mbajnë fjalën drejtuesit e protestës.
Sikurse vihet re, godina e Kryeministrisë është rrethuar nga furgonë policie dhe efektivë të armatosur rëndë të cilët po bëhen gati për të ruajtur mbarëvajtjen e protestës, megjithëse pritet të mos ketë tensione.
Mësohet se do të jenë rreth 2000 forca policie që do të angazhohen për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës.