Është zbardhur agjenda e takimit trepalësh Rama-Vuçiç-Zaev në Tiranë në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’.
Veprimtaria do nisë në orën 9 të mëngjesit me mbërritjen e delegacioneve në Pallatin e Brigadave.
Në orën 9 e 30 do nisë takimi ku përveç tre liderëve të Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut do marrin pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi, krerët e dhomave të tregtisë respektive e një sërë zyrtarësh të tjerë.
Në përfundim të veprimtarisë, do nënshkruhen disa marrëveshje dhe në orën 13:00 pritet të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Agjenda
09.00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave
09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Në Pallatin e Brigadave)
Kryeministri Edi Rama, president ii Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
09.30 – Seancë
I pari që merr fjalën:
Kryeministri Edi Rama
Presidenti serb, Aleksandar Vučić
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjsek
Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
Ines Muçostepa, Antoni Peshev,
10.30 – Pushim
10.45 – Diskutimi i liderëve mbi Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur
11.30 – Ceremonia e nënshkrimit
- Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
- Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
- Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
12.00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal
Paneli:
Edi Rama
Ministria e Financave, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Presidenti serb, Aleksandar Vučić
Branislav Nedimović
Siniša Mali
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Trajan Dimkovski
Ines Muçostepa
Në seancë marrin pjesë edhe:
Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkanike të Hapur
14.00 – Dreka zyrtare
16.00 – Nisja e delegacioneve