Filiali i i një banke është grabitur në Peshkopi ditën e sotme.
Një person i maskuar me kapuç, i armatosur me një thikë ka kërcënuar punonjësit dhe pasi ka marrë një shumë parash është larguar.
Policia po këqyr kamerat e sigurisë dhe po mbledh provat që mund të çojnë në identifikimin e kapjen e autorit.
Njoftimi
“Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit.”