Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme ka firmosur 5 marrëveshje, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.
Kujtojmë që pak më herët, në nisje të këtij samiti, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera të rajonit që të bashkohen me “Ballkanin e Hapur”.
Pesë Marrëveshjet:
- Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
- Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe sigurimit (AEOS).
- Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).