Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për mediet me homologun e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç bëri me dije synimet për zgjerimin e bashkëpunimit edhe me vende të BE-së në kuadër të “Open Balkan”.
Ai tha se kanë vendosur që në gjashtë muajt e ardhshëm do të ftojnë Italinë, Greqinë dhe Hungarinë që t’i bashkohen Samitit të Ballkanit të Hapur.
“Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt në vijim, sepse na duhet të përgatitemi mirë, ndërkohë që në Samitin e Ardhëm duhet të trajtojmë barrierat tarifore, në Samitin vijues duam të kemi Italinë Greqinë dhe Hungarinë, sa për ta nisur së bashku me ne në Samitin e Ballkanit të Hapur. Sepse kemi kuptuar se nuk mjafton për prodhuesit, tregtarët, eksportuesit tanë që të kenë tregti të lirë plotësisht si ata në BE. Por ata kanë nevojë të kenë edhe më pak pengesa kur mbërrijnë në BE.
Pra do nisemi të komunikojmë e kontaktojmë me vendet e BE-së dhe të përpiqemi që ta sjellim, ta bëjmë procesin e Ballkanit të Bapur bashkë me procesin e hyrjes n ë treegun e përbashkët europian. Kjo është ajo si na ndihmon Ballkani i Hapur.
Kush dreqin do të na besonte nëse i themi që duam të krijojmë rrugë më të lira, procese më të lira, për të hyrë në perandorinë tuaj në BE, nëse nuk tregojmë me vepra se mund të jemi në nivelin e ambicies se BE.
Pra Ballkani i Hapur jo vetëm ndihmon vendet individualisht duke rritur PBB e tyre, por edhe shkallët si mund të mbërrijmë në tregun e BE-së.
Ështe tjetër gjë të thuash a do ta nisim më në fund këtë Konferencë Ndërqeveritare.”- është shprehur Rama.