Vendosni fjalën kyçe....

Shkelmoi derën në selinë blu, PD kallëzon penalisht mbështetësin e Berishës


Partia Demokratike përmes një njoftimi për mediet, ka njoftuar se ka kallëzuar penalisht Fatjon Dautin, mbështetësin që shoqëronte Sali Berishën dhe shkelmoi sot derën e një salle në selinë blu.

Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Sali Berishën dhe ndërmorri akte dhune në selinë e Partisë Demokratike

Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike.

Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.”- thuhet në njoftimin e PD-së.