Një skenë e shëmtuar në sfidën mes Skënderbeut dhe Kastriotit i ka kushtuar trajnerit të ekipit krutan.
Ramadan Ndreu është dënuar me një vit pasi goditi me shkelm në fundin e sfidës lojtarin e Skënderbeut Leonat Vitija.
“Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”-thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës në FSHF.