Çmimet evropiane të gazit natyror tejkaluan 2,150 dollarë për 1,000 metër kub për herë të parë, të martën, sipas zyrës së kleringut të ‘Intercontinental Exchange’ në Londër.
Të martën, eksportuesi rus i gazit Gazprom ndaloi tranzitin e gazit në Gjermani nëpërmjet tubacionit Yamal-Europe. Sipas sekretarit presidencial të shtypit, Dmitry Peskov, vendimi ishte thjesht tregtar dhe nuk lidhej me vonesën e projektit Nord Stream 2.
Evropa ka parë një rritje të paprecedentë të çmimeve të energjisë pasi Gjermania vazhdon të shtyjë certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2, duke përmendur shqetësimet se ai nuk përmbush rregulloret e BE-së. Gjermania këmbëngul se vonesa nuk është politike, pavarësisht kundërshtimit të fortë ndaj ndërtimit të gazsjellësit nga SHBA-ja, Polonia dhe Ukraina.
Tubacioni u ndërtua për të ofruar furnizime shtesë të gazit natyror rus në Evropë. Projekti përfundoi në shtator, pavarësisht se u përball me shumë pengesa, duke përfshirë sanksionet e SHBA dhe ndryshimin e rregulloreve evropiane.