Vendosni fjalën kyçe....

Qyteti austriak punëson ‘gjuetarë’ për të ndjekur e gjobitur të pavaksinuarit


Një qytet në Austri është në kërkim të punonjësve që do të ngarkohen me zbatimin e gjobave ndaj atyre që nuk dëshirojnë të bëjnë vaksinën kundër Covid. Aktiviteti i rekrutimit vjen disa javë përpara vendimit për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë popullatës.

Kandidatët e suksesshëm do të vendosin gjoba, do të përpunojnë apelimet dhe do të marrin masa kundër atyre që nuk arrijnë të paguajnë gjobën në rastet kur nuk janëtë vaksinuar., thotë një shpallje pune e vendosur nga qyteti austriak i Linzit.

Puna e vështirë e punonjësve do të paguhet çdo muaj me një pagë që fillon nga 2,774 euro. Për t’u kualifikuar për këtë punë, një individ do të duhet të ketë nënshtetësi austriake, të ketë të paktën shkollën e mesme, të jetë i qëndrueshëm dhe i përgatitur për të punuar jashtë orarit, të mos ketë precedentë penalë dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishmja, të ketë një çertifikatë të vlefshme vaksinimi ose shërimi ndaj Covid.

Për më tepër, grave do t’u jepet përparësi kur konkurrojnë për postin ndaj burrave me kualifikime të krahasueshme.

Linz, shtëpia e 200,000 banorëve, ka shkallën më të ulët të vaksinimit kundër Covid në të gjithë Austrinë. Sipas një faqeje interneti që gjurmon lëshimin e certifikatave të vaksinimit dixhital në vend, vetëm 63% e popullsisë së qytetit kanë marrë një dozë të plotë të një vaksine Covid deri më tani.

Më herët në dhjetor, konservatorët në pushtet dhe dy nga tre partitë opozitare ranë dakord të bëjnë vaksinimin kundër Covid të detyrueshëm për të gjithë austriakët. Ata që nuk dëshirojnë të marrin vaksinën mund të presin që të të gjobiten rëndë çdo tre muaj. Nëse një individ vazhdon t’i rezistojë vaksinimit gjatë një viti, ai mund të përfundojë duke paguar një total prej 3,600 eurosh për 12 muaj, sipas raporteve të mediave.