Vendosni fjalën kyçe....

“Let’s go Brandon” – Protestuesi i ndërpret konferencën për shtyp Nancy Pelosi-t (Video)


Teksa kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, demoratja Nancy Pelosi, po jepte një konferencë për shtyp, një protestues e ka ndërprerë me thirrjet ‘Let’s go Brandon’, ‘USA’.

Pas thirrjeve, Pelosi buzëqesh për pak çaste e më pas largohet nga podiumi. Thirrja Let’s go Brandon’ është bërë shumë e famshmë në SHBA prej shumë muajsh tashmë.

Thirrja në fjalë e ka zanafillën në një garë NASCAR në SHBA, ku ndërsa tifozët në shkallët e pistës thërrisnin ‘Fuck Joe Biden’, gazetarja që po intervistonte një pilot me emrin Brandon, i ndryshoi fjalët e tyre duke pretenduar se tifozët po thërrisnin ‘Let’s go Brandon’.

Që prej asaj kohe, këto thirrje janë dëgjuar në dhjetëra pjesëmarrje të presidentit amerikan Joe Biden, madje janë kthyer edhe në këngë, njëra prej të cilave është censuruar nga You Tube sipas autorit të saj.