Vendosni fjalën kyçe....

Manjani: Publikimi tani i databazës është bërë me qëllim, ka 5 muaj që qarkullon


Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi në emisionin “Opinion” se shpërndarja e databazës me rrogat e mbi 600 mijë shqiptarëve në këtë moment është bërë me qëllim.

 Ai tha se në fakt këto lista kanë 5 muaj që qarkullojnë, por dalja e tyre tani është bërë me qëllim largimin e vëmendjes nga ngjarjet politike.

Që të jemi realist që këto janë bërë me qëllim, janë me qëllim. Këto kanë 5 muaj që qarkullojnë në telefonat e njerëzve. Përse kanë dalë tani? Largimin nga vëmendja politike”, tha Manjani.