Vendosni fjalën kyçe....

Përgënjeshtrimi i Blushit pas daljes së të dhënave personale: Paga ime 24 herë më e ulët, përgjegjësit të dalin para drejtësisë


Ish-drejtori i Top Channel, Ben Blushi, ka përgënjeshtruar lajmet e dala pas publikimit të databazës me të dhënat personale të qindra mijëra qytetarëve, sipas së cilës ai merr një pagë prej më shumë se 20 milionë lekësh të reja në muaj.

Në një deklaratë për gazetën Shqip, ish-deputeti i P-së ka pohuar se ka një pagë 24 herë më të vogël nga ajo që pretendohet. Po kështu ai bërë thirrje që personat përgjegjës për publikimin e të dhënave personale të dalin para drejtësisë.

“Nga publikimet e paautorizuara të disa portaleve sot kam mësuar se kam një rrogë që nuk e kam.

Në respekt të bashkëpunëtorëve të mi, në kompaninë ku kam punuar deri përpara tre javësh, dua të them se, rroga ime është 24 herë më e vogel se ajo që pretendohet se është. Duke e ditur se kurioziteti njerëzor, nuk e ndal dot vuajërizmin të kthehet në sport ekstrem, shpresoj që të paktën një herë, ekspozimi i padenjë dhe në rastin tim edhe i pavërtetë, i të dhënave personale të ketë një përgjegjës.” – ka pohuar Blushi