Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ruajtja e të dhënave personale sfidë në mbarë botën, SHBA-ja, Britania e Franca kanë pasur probleme


Kryeministri Rama ka deklaruar sot se të dhënat në portalin e-Albania është tjetër dhe më shumë mbrojtje sesa sistemi që është në funksionim të Tatimeve.

Sipas kreut të qeverisë, e-Albania është e sigurt dhe ka certifikata sigurie ndërkombëtare.

Po kështu ai theksoi se në mbarë botën ka pasur rrjedhje të dhënash të ndjeshme e sekrete nga sulme të ndryshme kibernetike duke theksuar se është një sfidë që e ka mbarë bota.

“Qytetarët duhet të jenë të qartë, ndërvperimet me e-Albanian janë pjesë e një sistemi krejt tjeteër me certifikata ndërkombëtare sigurie. Ndërkohë sistemi i punës në Tatime është krejt tjetër, të cilin ne, apo më qartë AKSHI që ka si detyrë përmirësimin e sistemit bashkë me kompanitë që e manaxhjojnë kanë bërë përmirësime të dukshme. SHBA-së u dolën sekrete rrugëve dhe gjithë botës, nga individë. Rasti i famshëm i personazhit të famshëm që mblodhi gjithçka që duhet të ruante dhe e ekspzoi të kundërshtarët rusë duke marrë edhe azil politik prej tyre. Rasti i Kanadasë në vitin 2016 kur 360 mijë mësues u gjendvën viktima të dikujt që kishte përdorur kredencialet e të gjithë individëve që punonin si mësues. Në Britania, kompania që menaxhon policinë metropolitane të Londrës u gjend e ekspozuar. Në Francë në shtator pati sulm kibernetik superagresiv që mori të dhënat e të gjithë atyre që hynin e emigronin në Francë, të dhëna të ndjeshme. Është një sfidë që e kanë të gjithë.” – tha Rama.