Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Këshillin Kombëtar duke zëvendësuar Edi Palokën pas shkarkimit në mbledhjen e Kuvendit të datës 18 prill. Arta Sakja do drejtojë Këshillin Kombëtar të PD-së më tej.
Në këtë mbledhje u zgjodhën edhe sekretarët e rinj të Partisë Demokratike.
Sekretar Organizativ është zgjedhur Flamur Hoxha, ndërsa Sekretar për Çështjet Zgjedhore do të jetë Indrit Sefa. Kreshnik Çollaku do të jetë Sekretar për Emigracionin, ndërsa Sekretar për Decentralizimin është Roland Bejko.