Vendosni fjalën kyçe....

U tha se ishte ndaluar në një aeroport për në Zvicër, reagon Shkëlzen Berisha: Mu desh të bëjë testin anticovid


Portali Shqiptarja.com publikoi një shkrim të shoqëruar me foton e Shkëlzen Berishës ku pretendonte se ai ishte ndaluar nga autoritetet në një aeroport duke shkuar për në Zvizër.

Pas shkrimit ka reaguar vetë Shkëlzen Berisha në rrjetet sociale i cili përgenjeshtroi lajmin dhe sqaroi aryen e ndalimit të tij.

Berisha thotë se u ndalua për testimin për Covid-19 nga ku doli negativ.

Për gjithë miqtë e mi që janë shqetësuar nga shpifja e radhës e “Caro Karlos” ju bëj me dije se as jam ndaluar, as jam kontrolluar, dhe as jam shoqëruar në asnjë aeroport! Përgjate tranzitit më është dashur të bëj një test covidi i cili ne ndryshim nga rrenat e Karlos rezultoi negativ!”-shkruan Berisha.