Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Can Kariçit në Kodër-Kamëz natën e 23 dhjetorit.
Ngjarja është regjistruar nga 4 kamera sigurie të bizneseve pranë vendit ku ndodhi vrasja. Pamjet filmike tregojnë se autorët kanë qenë të maskuar me kapele.
Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave për të zbardhur krimin e rëndë.
Pas disa minutash në Institut është gjetur edhe një makinë tip Audi e djegur brenda të cilës u gjet edhe një armë me silenciator.
Gjithashtu edhe në makinën e viktimës sipas raportimeve mësohet se është gjetur një armë automatik.
Pistat hetimore për vrasjen e Can Kariçit në Kodër –Kamëz janë fokusuar në të shkuarën kriminale të viktimës, pasi rezulton se i riu ishte pjesë e një grupi kriminal, ku bënin pjesë edhe dy viktimat e ngjarjes së ndodhur në 13 nëntor në Astir, Eriges Mihasin dhe Armand Dumani.
Karriçi ka qenë një person me precedent penalë dhe është arrestuar më parë për plagosje me dashje në Tiranë dhe për armëmbajtje pa leje.
Karriçi njihet edhe si person i afërt me Ervis Martinajn.
Janë një seri ngjarjes nga të cilat shihet se po ekzekutohen të gjithë bashkëpunëtorët e Martinajt.
Vrasja e Bujar Likës
Në aksin rrugor Laç-Mamurras afër kryqëzimit të fshatit Gjormë një person qëlloi me armë zjarri. Si pasojë ndërroi jetë në vendngjarje Bujar Lika (Hasani) 37-vjeç, i cili dyshohet se ishte dhe shënjestra e këtij atentati. Pranë trupit të tij u gjet një armë zjarri. Bujar Lika ishte mik i ngushtë i Ervis Martinaj.
Vrasja e Erigers Mihasit dhe Armnado Dumanit
Erigers Mihasi dhe Armando Dumani mbetën të vrarë me armë në nëntor të këtij viti në zonën e “Astirit” në Tiranë. Emri i tij nuk është i panjohur për Policinë, pasi rezulton i arrestuar në vitin 2019 si një prej personave të dyshuar të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiçës në Tepelenë. Ndërsa Armando Dumani thjesht ishte në vendin e gabuar, pa precedentë penalë
Vrasja e Santiago Malkos
Santiago Malko u vra në zonën e Porcelanit në gusht të vitit 2019 teksa u qëllua në makinën e tij BMW X5. Santiago Malko ish-punonjës policie kishte qenë më parë i arrestuar. Në lidhje me vrasjen e tij është arrestuar Blendi Teta.
Vrasja e Fabian Gaxhës
Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok në 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato.