Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata nxjerr fiasko dosjen e prokurorisë, anulon 19 urdhërarreste


Gjykata ka nxjerrë fiasko dosjen e prokurorisë lidhur me hetimet për Telebingon Shqiptare, që akuzohet për evazion fiskal. Ajo ka anuluar 19 urdhërarreste mes të cilëve edhe atë ndaj Alban Dabullës dhe disa zyrtarëve të Tatimeve e Agjencisë së Monitorimit të Lojërave të Fatit.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe, pritet të nisin kontrollet në banesat e zyrtarëve të Tatimeve si dhe të personit që është nën mbikëqyrje.

Vendimi u mor seancën e sotme nga gjytarja Oltjona Goxha, që ka anuluar 19 urdhëarreste të kërkuara nga prokuroria ndaj Dabullës e 19 zyrtarëve të tjerë që punojnë në sistemin e Tatimeve dhe Agjensinë e Monitorimit të Lojërave të Fatit në Tiranë, shkruan Ora News.

Prokuroria po e heton Telebingon Shqiptare për evazion fiskal në shumën 3 milionë euro. Vendimi i gjykatës pritet të apelohet nga prokurori Leonard Filopati i cili kërkon sërish masën ‘arrest në burg’ për 20 personat e lartpërmendur.

Hetimet e Prokurorisë ka nisur mbi bazën e një materiali nga Drejtoria e Hetimit Tatimor për të dhënat që nisin  nga viti 2014.

Bilanci i shoqërisë ‘Telebingo Shqiptare’, rezulton me një detyrim ndaj organeve tatimore prej 55,954,475 lekë, detyrim ky që ka ardhur duke u rritur ndër vite e deri në datën 20 shtator 2019 në vlerën prej 93,461,125 lekë.

Më tej në dosje thuhet se shoqëria “Nacional sh.a” duke filluar nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka marrë transferta nga subjekti “PUBLIKIME SHQIPTARE”, në një vlerë totale prej 91,429,376 lekë.