Një efektiv policie ka humbur jetën në Koplik pas një aksidenti automobilistik.
Polici i identifikuar si Jakup Reka, 55 vjeç, është përplasur nga një makinë sapo ka zbritur nga mjeti i tij e për pasojë ka humbur jetën.
Autori i mjetit që përplasi efektivin, personi me iniciale E.Z. është shoqëruar nga policia.
Njoftimi
“Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”