Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët ndalojnë muzikën në makina


Rrugët e Afganistanit do të bëhen shumë më të qeta. Talibanët kanë ndaluar luajtjen e muzikës në makina, në një tjetër ndalim i futur nga grupi që kur mori pushtetin në gusht.

Shoferëve afganë iu dhanë rekomandime me shkrim që të mos luanin muzikë në makinat e tyre dhe të merrnin gratë si pasagjere nëse ato nuk mbajnë hixhab.

Ministria e Talebanëve për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, e cila është përgjegjëse për zbatimin e ligjit islamik në vend, konfirmoi kufizimet e reja për një media lokale të Kabulit të shtunën.

Transmetuesi postoi gjithashtu një foto të njoftimit të dhënë shoferëve në Twitter.

Talibanët kanë futur frenime të shumta në jetën e përditshme që kur morën pushtetin brenda disa javësh dhe pushtuan Kabulin pesë muaj më parë, duke përfituar nga tërheqja e forcave amerikane pas pranisë së tyre dy dekadash në Afganistan.

Në fund të nëntorit, grupi njoftoi se gratë nuk duhet të luajnë më në filma televizivë, ndërsa gjithashtu u kërkonte gazetareve dhe prezantueseve femra të mbanin shami gjatë ekranit.