Vendosni fjalën kyçe....

Ora News: Policia gjen materiale komptomentuese në shtëpitë e biznesmenëve te lojerave të fatit


Oficerë të Krimit Ekonomik në policinë e kryeqytetit kanë zbuluar në kompaninë “Telebingo Shqiptare” të biznesmenit A. Dabulla dokumente të vlefshme për hetimin. Kontrolle janë kryer dhe në tre shtëpitë e biznesmenit, ku nuk ka pasur asnjë person, shkruan Ora News.

Ditën e djeshme gjykata anulzoi 19 urdhërarreste të prokurorisë për hetimin në fjalë megjithatë lejoi kontrollet në biznesin dhe pronat e biznesmenit A.Dabulla. Ditën e sotme prokuroria dhe oficerë të Krimit Ekonomik kanë kontrolluar zyrat e kompanisë ‘Telebingo Shqiptare’ dhe në disa kompani të tjera që administrohen nga binzesmeni A. Dabulla.

Sipas policisë gjatë kontrolleve janë gjetur dokumente të vlefshme për vijueshmërinë e hetimit të çështjes në fjalë, mashtrimit me skemën e tatimeve duke shkaktuarnjë dëm prej 5 milionë eurosh buzhetit të shtetit. Kontroll është kryer dhe në 3 banesat e A. Dabullës dhe disa zyrtarëve të tjerë të Tatimeve të Tiranës të cilët janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Dyshohet se biznemeni A.Dabulla është larguar nga vendit 24 orë para se prokuroria të kërkonte arrestimin e tij edhe pse gjykata i ka hedhur poshtë urdhërarrestin ndaj tij dhe 19 zyrtarëve të Tatimeve dhe Agjencisë për Mbikëqyrjen e Lojërave të Fatit.

Biznesmeni A.Dabulla, që ka një sërë aktivitetesh në Tiranë njihet si personazh i lidhur ngushtësisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj. Madje i zgjedhuri për të drejtuar kryeqytetin është fotografuar herët në mëngjes në banesën e Dabullës.

Burimet thanë se në dokument gjyqtarja pranon faktin se biznesmeni i njohur që mbart dhe lidhje të forta politike, ka abuzuar rëndë me tatim-taksat, duke krijuar një skemë mashtruese me transaksione të dyshimta dhe fatura tatimore.

Veprimet janë kryer në kohë të ndryshme dhe kanë sjellë një dëm financiar në buxhetin e shtetit.