Vendosni fjalën kyçe....

Dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi i anijeje në Vlorë


Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin në det.

Shkak për këtë janë kushtet e rënduara të motit, që kanë sjellë shira të dendur, erëra të forta e dallgë të larta deri në 2.5 metra.

Ndalimi i lundrimit përfshin të gjitha mjetet e vogla detare su dhe anijet e peshkimit.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës  dhe jashtë saj për datat 26-27.12.2021 në drejtimin Jug-JugLindje në forcën 4-5bft, 7-10m/s, lartesi dallge 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 deri 8bft  15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra. Është ndaluar dhënia  e leje-nisjes e të  gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.” – thuhet në njoftimin e Kapitenerisë së Vlorës.