Vendosni fjalën kyçe....

Shërbimi sekret ndalon 25-vjeçarin në SHBA: Kishte planifikuar të vriste presidentin Biden, Fauci-n e ish presidentët Clinton e Obama


Një burrë i armatosur nga Kalifornia u arrestua pasi u tha oficerëve të policisë se do të vriste presidentin amerikan Joe Biden dhe individë të tjerë të profilit të lartë, mes tyre edhe këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Covid-in, Anthony Fauci.

Kuachua Brillion Xiong u kap në Cass County, Ioëa më 21 dhjetor, pasi sherifët zbuluan një pushkë AR-15, municion dhe parzmore në automjetin e tij kur ai u ndalua në autostradën ndërshtetërore se po i jepte mjetit në mënyrë të rrezikshme.

Sipas agjentit të Shërbimit Sekret, Justin Larson, Xiong kishte udhëtuar për disa ditë nga Kalifornia ‘me synimin për të vozitur direkt në Shtëpinë e Bardhë’ për të ‘vrarë personat në pushtet’. Në telefonin e tij u zbulua një rrugë e Google Maps për në Shtëpinë e Bardhë.

25-vjeçari ishte ankuar tek autoritetet për ‘abuzimin e pretenduar të fëmijëve’ nga Biden dhe pretendoi se ai ishte thirrur nga Zoti për të ‘luftuar demonët e këqij në Shtëpinë e Bardhë’. ‘Lista e tij e vrasjeve, të cilën ai e kishte përpiluar duke përdorur TikTok – dyshohet se përfshinte Biden, ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton, CEO-n e Facebook Mark Zuckerberg dhe këshilltarin kryesor mjekësor të Shtëpisë së Bardhë Dr Anthony Fauci.

I riu nga Kalifornia, i cili kohët e fundit ishte pushuar nga puna si punonjës në një dyqan ushqimor, tha se ‘ai do rifillonte menjëherë udhëtimin për në Shtëpinë e Bardhë’ nëse lirohej nga paraburgimi dhe ‘do të bënte gjithçka që duhej’ për të përfunduar misionin e tij.