Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Kryemadhit: Me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat mbi inceneratorët


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundit për këtë vit me gazetarët.

Ajo ka paralajmëruar përmes një postimi në Facebook, se në vitin e ri 2022 “do të hapen të gjitha letrat” dhe shumë shpejt e vërteta e asaj që e quan “mega aferës kriminiale” të qeverisë do të triumfojë.

“Të dashur gazetarë, shumë shpejt nuk do të jetë e nevojshme të lodheni më me pyetje apo dyshime, që ngelen pa përgjigje. Ka shumë arsye pse Qeveria nuk i ndalon pagesat ndaj inceneratorëve.

Me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat dhe shumë shpejt, e vërteta e mega aferës kriminiale qeveritare, do të triumfojë mbi propagandën e sforcuar.”– shkruan Kryemadhi.

Në konferencën e sotme për mediet, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët se pse vazhdon financimi për inceneratorin në një kohë që pronarët e kompanive që e ndërtuan, janë në kërkim nga drejtësia.

Por Rama u shpreh se vepra të tilla që kanë një impakt të rëndësishëm për popullin, nuk duhet të cenohen.