Vendosni fjalën kyçe....

Administratorja e Albacall kërcënon aktivistin e OP pasi denoncoi largimin nga puna të 540 punonjësve


“Administratorja e Albacall Ines Muçostepa oligarkia e call ceneterave dhe partnerja në biznes e Edi Ramës ka nisur kërcënimet ndaj aktivistit që denoncoi largimet nga puna të mbi 500 punonjësve”-denoncon aktivisti i Organizatës Politike Klodi Leka.

Klodi Leka ka shpërndarë postimin e aktivistit tjetër Irdi Ismaili i cili denoncoi më herët publikisht se kompania e shërbimeve call center largoi masivisht 540 punonjës të saj.

Ines Mucostepa, oligarkia e call centerave dhe partnerja në biznes e Edi Ramës, ka nisur kërcënimet ndaj shokut tonë, aktivistit dhe ish-punëtorit të call centerave të saj Irdi Ismaili përse ky ka denoncuar në publik pushimin nga puna të mbi 500 punëtorëve. Sipas avokateve të saj, deklarimi në Facebook i Irdit i ka krijuar dëm moral dhe ekonomik, ndërkohë që punëtore si Irdi kanë akoma pasoja shëndetësore nga mbishfrytezimi në call centerat e znj.Muçostepa”-shkruan Leka.

Ismaili në postimin e tij thotë se avokatët e “Albacall” i kanë bërë me dije se do ketë pasoja ligjore nëse nuk heq postimin ku denonconte shkarkimin masiv të punonjësve pasi sipas tyre i ka shkaktuar “dëme të pllogartishme ekonomike dhe prishje imazhi”.

Postimi i plotë i Irdi Ismailit:

Avokatet e Albacall Sha me kanë bërë me dije, nëpërmjet një email-i, që statusi im i para 3 ditëve, ku denoncoja pushimin kolektiv nga puna të 540 punëtorëve u ka shkaktuar “dëme ta PALLOGARITSHME” ekonomike dhe prishje të imazhit dhe nëse nuk e përgenjështroj postimin qe kam bere do kem pasoja ligjore.

Albacall-it i kam lene 5 vite te jetes time dhe i kam marr mbrapsht dhimbje kronike mesi, degjim te reduktuar dhe probleme me syte.

Qe kur nisem te organizoheshim sindikalisht me sindikaten Solidariteti, Ines Mucostepa, administrata e Albacall dhe institucionet shteterore, duke filluar qe nga gjykata, inspektorati i punes, etj, i kane vene qellim vetes qe te na pengojne.

Fillimisht gjykata na vonoi 6 muaj njohjen ligjore te sindikatës duke i shkel ligjet ne fuqi me te dyja këmbët.

Me pas inspektorati i punes dhe institucione te tjera qe trajtojnë çështjet e punës në Shqipëri, na kane zvarritur për muaj të tërë me shkresa e me përgjigje boshe.

Pasi arritëm të fitonim disa prej kërkesave të parashtruara ndaj kompanisë filloi persekutimi. Nga grupi organizator një nga një brenda 6 muajve të ardhshëm u larguan, ca me të mire e ca me te keq nga puna.

Tani qe prej me shume se një viti nuk punoj më në atë kompani, duan te me mbyllin gojën dhe mos te flas për pisllëqet që bejne me punëtorët, per favorizimet qe kane nga qeveria dhe institucionet shteterore, per abuzimet qe bejne me fond publike, per faktin qe mendojnë se janë mbi ligjin.

Inesi mbase e sheh veten si skllavopronare dhe institucionet shteterore si mjete per te ushtruar pushtetin e vete mbi një rini te vuajtur qe po le vitet e rinise ne “fermën” e saj, por ne nuk jemi skllevër.

Ma mbyllni gojën, ju sfidoj!