Drejtuesi i punimeve të grupit të OSSH-së në Memaliaj, Altin Zhupa, është liruar sot dy ditë pas arrestimit të tij lodhur me akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.
Kujtojmë se Zhupa u arrestua pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Memaliaj, ku një elektricist 55-vjeçar Agron Manaj, humbi jetën pasi ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë gjatë një inspektimi rutinor.
Elektricisti i OSHEE-së ka qenë nën shoqërinë e kolegut Adriatik Hasimi dhe ishte ky i fundit që e gjeti atë të pajetë.
Në seancën e sotme për dhënien e masës së sigurisë, prokurori Julijan Çafka kërkoi masën e arrestit “Detyrim Paraqitje”, çka u mbështet edhe nga kryesuesja e seancës gjyqësore, Blerta Çibuku.
Drejtuesi i punimeve të grupit të OSSH-së në Memaliaj, Altin Zhupa është i detyruar të paraqitet një herë në javë në organin e akuzës në Gjirokastër.