Vendosni fjalën kyçe....

J.K. Rowling mohon të ketë thënë ndonjëherë se “ka vetëm dy gjini”


Autorja e “Harry Potter” këmbëngul se ka një ndryshim të qartë midis biologjisë dhe identitetit.

Shkrimtarja e njohur J.K. Rowling, ka hyrë në debate edhe një herë mbi çështjet LGBT duke argumentuar se fjalët “seks” dhe “gjini” nuk mund të përdoren në mënyrë të ndërsjellë.

Rowling iu përgjigj një artikulli me titull “Sondazhi: Shumica e amerikanëve pajtohen me JK Rowling, ka vetëm dy gjini” të botuar në fillim të kësaj jave nga gazeta konservatore e lajmeve amerikane CNSNews, duke thënë se asnjëherë, nuk kishte deklaruar se kishte vetëm dy gjini.

“Pikë e vogël por e rëndësishme: Unë kurrë nuk kam thënë se ekzistojnë vetëm dy gjini. Ka identitete të panumërta gjinore.”– tha Rowling, duke shtuar megjithatë se “çështja në qendër të këtij debati është nëse seksi apo identiteti gjinor duhet të përbëjnë bazën e vendimeve për mbrojtjen, ofrimin e shërbimeve, kategoritë sportive dhe fusha të tjera ku gratë dhe vajzat aktualisht kanë të drejta dhe mbrojtje ligjore.”

Artikulli në fjalë kishte cituar një sondazh të fundit të Rasmussen Reports që tregoi se rreth 75% e amerikanëve të anketuar besojnë se “ka vetëm dy gjini”. Megjithatë, Rowling thotë se artikulli kishte bërë një gabim të ngjashëm me atë që bëjnë shumë prej kritikëve të saj pasi përdorimi i fjalëve “seks” dhe “gjini” sipas saj errëson “çështjen qendrore të këtij debati”.

Autorja kujton një ese të sajën të vitit 2020, ku shpjegonte se pse dy konceptet duhej të mbaheshin të dallueshme në sferën juridike, midis fushave të tjera.

Artikulli prej 3600 fjalësh bëri shumë zhurmë në atë kohë, pasi vinte pas shumë sulmet që shkrimtarja kishte marrë nga grupet LBGT të cilët ndiheshin të fyer nga ajo. Ajo shpeshherë është konsideruar si “transfobike”.